Drejtoria e Shëndetit Publik, me bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e organizatave dhe institucioneve të tjera shëndetësore që veprojnë në Shkodër, ka organizuar dhe realizuar panairin shëndetësor të përvitshëm në qendër të qytetit të Shkodrës.

Gjatë këtij panairi, qytetarët kanë pasur mundësi që të njihen më afër me shërbimet shëndetësore dhe të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të tyre.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Malteser Shqipëri, e cila informoi dhe sensibilizoi qytetarët e interesuar në lidhje me shërbimet mjekësore të cilat ajo i ofron.
`