“Ndihma e Parë në shkolla” është projekti që Malteser Shqipëri po e zbaton me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Shkodër dhe Lezhë sipas marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe me mbështetjen e Porticus GmbH.

15 shkolla ishin pjesë e këtij projekti: 10 shkolla në Shkodër: shkollat 9-vjeçare “Mati Logoreci”, “Branko Kadia”, “Iliria”, “Maria Ndihmëtare”, “Zemra e Krishtit” “Ndoc Mazi”, “Martin Camaj”, “Shkolla Vau Dejës”dhe shkollat e mesme “At Pjetër Meshkalla”, e “Jordan Misja”, me 200 nxënës të trajnuar; 5 shkolla 9-vjeçare në Lezhë: “Gjergj Kastrioti”, “Nënë Tereza”, “Gjergj Fishta”, “Besëlidhja”, dhe “Kosova” me 90 nxënës të trajnuar, të cilët janë të aftësuar për të ofruar ndihmën e parë në raste emergjente.
Nga faza e dytë “Trajnimi i Multiplikatorëve”, 20 nxënës nga Shkodra dhe 10 nga Lezha me rezultatet më të mira janë trajnuar si multiplikatorë që të mund të trajnojnë nxënës në shkollat e tyre në ofrimin e ndihmës së parë.
Malteser Shqipëri ka përgatitur një spot të ri mbi Trajnimin e Ndihmës së Parë me nxënësit pjesëmarrës dhe ky spot po shfaqet në TV rajonal gjatë muajit prill. Që në ditët e para spoti ka dhënë një reagim pozitiv tek të rinjtë, të cilët tregohen përherë e më të interesuar që të mësojnë se si ta japin ndihmën e parë.