Është viti i katërt që më 28 nëntor, mbahet maratona tradicionale Shkodër – Ulqin, në nder të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së Flamurit tonë kombëtar.
Këtë vit Ulqini ishte pala pritëse e atletëve, të cilët u nisën nga Bashkia Shkodër në drejtim të plazhit të vogël të Ulqinit, nën pjesëmarrjen e një grupi garuesish, nga vendi dhe rajoni, pas përshëndetjeve të rastit nga organizues e drejtues të aktivitetit në fjalë.
Të gjithë pjesëmarrësit e garës u pritën në Komunën e Ulqinit. Fituesit u shpërblyen me dhurata modeste.
Me kërkesë të Bashkisë Shkodër, edhe këtë vit është kërkuar asistenca e Skuadrës së Ndihmës së Parë dhe të autoambulancës së “Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltes”, e cila është vënë në dispozicion dhe e ka shoqëruar krejt garën Shkodër – Ulqin.