Është viti i tretë që më 28 nëntor, mbahet Maratona tradicionale Ulqin – Shkodër në nder të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së Flamurit tonë kombëtar.

Këtë vit Shkodra ishte pala pritëse e atletëve të cilët u nisën nga plazhi i vogël i Ulqinit në drejtim të Bashkësisë Shkodër, nën pjesëmarrjen e një grupi të mjaftueshëm garuesish, jo vetëm nga vendi por edhe rajoni, pas përshëndetjeve të rastit nga organizues e drejtues të aktivitetit në fjalë.
Të gjithë pjesëmarrësit e garës u pritën në Bashkinë Shkodër, në Kabinetin e Kryetarit, Z. Lorenc Luka, kurse fituesit u shpërblyen me dhurata modeste.
Me kërkesë të Bashkisë Shkodër, edhe këtë vit është kërkuar asistenca e Skuadrës së Ndihmës së Parë e Malteser Shqipëri, e cila është vënë në dispozicion bashkë me autoambulancën që nga nisja prej Ulqinit deri në mbarim të saj.