Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese në muajin e autizmit, vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, në bashkëpunim me DAR Shkodër, organizuan më 8 prill, një marshim sensibilizues përgjatë pedonales Kolë Idromeno.
Vullnetarët e Organizatës Malteser dhe nxënësit e shkollave “Maria Ndihmëtare”, “Branko Kadia, “Ndre Mjeda”, “3 Dhjetori”, “Ismail Qemali” dhe “Dëshmorët e Prishtinës”, të shoqëruar nga mësuesit dhe punonjësit e institucioneve, zhvilluan një ecje me pankarta sensibilizuese të punuara nga vetë nxënësit. Ata shpërndanë stickers për të gjithë qytetarët, fletëpalosje informuese në mbështetje të fëmijëve me autizmë, sindromën down e me aftësi ndryshe. Në fund të marshimit, fëmijët e shkollës “3 Dhjetori” dhanë një program të shkurtër artistik para Bashkisë.