Me mbylljen e muajit korrik, kampi-shkolla verore, Velipojë 2015, organizuar nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës, erdhi në përfundimin e vet.
Ky kamp, organizuar në plazhin e Velipojës gjatë muajit korrik, ka mirëpritur fëmijë Romë dhe Egjiptianë dhe fëmijë nga zonat e thella të Tropojës, Aprripa e Gurit dhe Shkodra, të cilëve u është dhënë mundësia që të shijojnë pushime verore, të munguara prej familjeve të tyre për arsye ekonomike dhe sociale, duke qenë se këta fëmijë vijnë nga prejardhje të varfër dhe të izoluar.

Pjesëmarrësit janë ndarë në tri turne, me 75 fëmijë për turn, kryesisht Romë, Egjiptianë e fëmijë të tjerë, si dhe 15 vullnetarë për turn.
Bashkë me vullnetarët, kanë ndihmuar edhe tri motra Françeskane Misionare të Zemrës së Jezusit nga Tropoja si dhe përfaqësues e prindër nga komuniteti Rom dhe Egjiptian.
Përveç përgatitjes së territorit dhe ngritjes së çadrave gjatë 24-27 qershorit, vullnetarët e Malteser kanë ndihmuar në zbatimin e programit edukativ dhe argëtues.
Në një prej ditëve të qëndrimit në kamp, fëmijëve u është bërë një surprizë nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës: mësime për të kalëruar. Në rezervatin e Velipojës, pranë kampit, nën udhëheqjen e instruktorit fëmijët kane pasur mundësinë që të ushtrohen në kalërim dhe kanë marrë informacione të ndryshme mbi kuajt dhe kalërimin.
Gjatë aktiviteteve të tyre, si dhe gjatë orëve të krijimtarisë, fëmijët pjesëmarrës në kamp, kanë shprehur me anë të punimeve të tyre të ndryshme, edhe mirënjohjen dhe falënderimin e tyre për Ambasadorin Franz Salm-Reifferscheidt, Ambasador i Urdhrit Sovran të Maltës për Çështje Rome, i cili ishte financuesi kryesor për këtë aktivitet të realizuar nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës.