Festa e Krishtit Mbret ka shënuar mbylljen e Vitit të Fesë, i cili u shpall nga Papa Benedikti XVI dhe u hap më 11 tetor 2012, në përkujtim të 50-vjetorit të hapjes së Koncilit Ekumenik të Vatikanit II dhe 20-vjetorit të publikimit të Katekizmit të Kishës Katolike.
Kremtimi solemn i cili u organizua në Shkodër, më 24 nëntor, filloi tek Kuvendi i Motrave Klarise me një procesion dhe vazhdoi me Meshën e Shenjtë në Katedralen e Shën Shtjefnit, të kremtuar nga Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult, në bashkëkremtim me Nuncin Apostolik Imzot Ramiro Moliner Inglés, me ipeshkvijtë dhe meshtarët e tjerë.
Skuadra e Ndihmës së Parë e Malteser Shqipëri ishte në gatishmëri gjatë krejt aktivitetit dhe u erdhi në ndihmë disa personave, të cilët patën probleme shëndetësore.
Skuadra e Ndihmës së Parë e Malteser Shqipëri ishte në gatishmëri gjatë krejt aktivitetit dhe u erdhi në ndihmë disa personave, të cilët patën probleme shëndetësore.