Sot Prishtina është zgjuar krenare. Rrugët e saj gumëzhijnë nga besimtarë, personalitete e të ftuar, të cilët duke ndjekur gjurmët e njëri-tjetrit, drejtohen për në Katedralen e së Lumes Nënë Tereza. Kremtohet 10-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës dhe 1700-vjetori i Ediktit të Milanos.
Himni solemn i fton klerikët katolikë të hyjnë brenda për ceremoninë madhështore. Ky kremtim udhëhiqet nga i Deleguari special i Papa Françeskut, Sh.T. Imzot Francesco Canalini në bashkëkremtim me Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe ipeshkvij e meshtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e treva të tjera shqiptare. Përballë, personalitete të ndryshme shtetërore e besimtarë të panumërt, të cilët e kanë mbushur plot këtë katedrale madhështore.
Me kërkesë të Ipeshkvit të Kosovës, Malteser Shqipëri është në gatishmëri me skuadrën e vet për të ofruar Ndihmën e Parë dhe është vënë në aktivitet, pasi herë pas here njerëz të ndryshëm kanë pasur nevojë për asistencë mjekësore.