Mëngjesi i 7 marsit erdhi krejt ndryshe për fëmijët e Kopshtit Malteser. Megjithëse një ditë e vrenjtur dhe me shi, për ta ishte një ditë shumë e gëzueshme.
Me lule në duar, kanë nxituar për në kopsht, i kanë përshëndetur edukatoret me një përqafim të ngrohtë dhe i kanë uruar festën e mësueses e të nënës.
Kanë ditë që ata janë përgatitur për këto festa. Kanë mësuar vjersha e këngë dhe nën kujdesin e edukatoreve kanë përgatitur një program festiv për ta paraqitur para tyre dhe nënave.
Në çdo grup fëmijët kanë paraqitur programin e përgatitur, e pastaj fëmijët e të dy grupeve, bashkë me edukatoret dhe nënat kanë festuar bashkë.
Për ditë të tëra, me ndihmën e edukatoreve, fëmijët kanë punuar edhe kartolina me urimet për nënat e tyre, të cilat ia kanë dhuruar në fund të programit festiv.