Në kuadër të projektit PAIRS “Programet efikase për integrimin/përfshirjen aktive të Romëve në Evropën Juglindore”, bazuar në planin lokal të veprimit, më 27-28 tetor 2014, një tjetër vizitë studimore u mbajt në Milano, Itali.
Meqë Shqipëria, partnere në këtë projekt, po përpiqet të zbatojë një praktikë të mirë, mori pjesë në këtë vizitë studimore për të parë se si kjo praktikë e mirë mbi Punësimin është zbatuar në Itali.Në ditën e parë, më 27 tetor, pjesëmarrësit morën pjesë në workshop-in “Pëlhura e Penelopës, patën një takim me Taivè, Coperativa IES dhe Caritas Ambrosiana, dhe panë Cinema Beltrade – Laboratory Pane Oltenia, ku është mbajtur kjo praktikë e mirë.
Gjatë ditës së dytë, u mbajt një takim me Ce.A.S., një tjetër takim me Casa della Caritá dhe Taivè, Coperativa IES dhe Caritas Ambrosiana. U ngritën shumë pyetje dhe diskutime mbi mënyrën se si procedon kjo praktikë e mirë.
Këto ditë përvoje i ndihmuan pjesëmarrësit shqiptarë që të këmbejnë informacione dhe të gjejnë mënyra bashkëpunimi. Një mediatore e Komunitetit Rom, bashkëpunëtore me Malteser Shqipëri, ishte e pranishme në këtë vizitë studimore.
