Më 12 mars 2007, rrugës për në Dukagjin, ndodhi një aksident i rëndë (në fshatin Kir), ku po kalonte një fugon me 12 pasagjerë. Fugoni u rrëzua 80 metër poshtë dhe u mbulua 70 cm nga uji. Me kërkesën e Prefektit të Shkodrës, Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë të Malteser u ndodh në vendngjarje në 6.20 të pasdites (20 minuta pas marrjes së informacionit) me tri ambulanca dhe një fugon për transportimin e njerëzve, me praninë e 9 anëtarëve të stafit dhe të vullnetarëve. Malteser qëndroi në vendngjarje derisa prania e saj nuk ishte më e nevojshme.
Tetë njerëz vdiqën gjatë këtij aksidenti, ndërkohë që të tjerët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Trupat e të vdekurve u nxorën nga uji vetëm ditën e së nesërmes me arritjen e zhytësve.
Në vendngjarje ishin edhe trupat e Ushtrisë, Forcat Speciale të Policisë, Policia Rrugore, ambulanca të shërbimit shtetëror dhe të Malteser.