

Në paraditen e 12 majit, ndodhi një aksident në fshatin Mes, në Shkodër.
Një makinë pune, e cila po udhëtonte drejt Mesit me 11 pasagjerë, u rrëzua, duke rënë
200 metër rrëzë malit.
Me kërkesë të Prefektit të Qarkut të Shkodrës, Skuadra e Mbrojtjes Civile e Malteser u gjend në vendngjarje së bashku me Ndihmën e shpejtë dhe autoambulancat e saj, për të ofruar ndihmë për të aksidentuarit.
Ndërsa të plagosurit ishin evakuuar, skuadra e mbrojtjes civile Malteser së bashku me forcat e policisë zbritën në vendin ku ishte rrëzuar makina, për të kërkuar njerëzit e tjerë që mund të kishin mbetur të dëmtuar. Në këtë aksident rrugor vetëm një grua humbi jetën, e të tjerë u dërguan menjëherë në spital.