Pasi përmbushi me sukses vitin e dytë të “Trajnimit të Ndihmës së Parë në Shkolla”, një projekt i cili filloi në vitin 2012, Malteser Shqipëri filloi zbatimin e tij për të tretin vit.
Dy vitet e para (2012-2013 & 2013-2014) ishin një përvojë e bukur e cila u vlerësua pozitivisht nga aktorët, duke takuar pritshmërinë e Drejtorive Arsimore në Shkodër e Lezhë. Ka pasur gjithashtu edhe një interes mjaft të madh mes nxënësve, të cilët kanë dashur të dinë më shumë mbi dhënien e Ndihmës së Parë.
Viti i tretë (2014-2015) do të zbatohet gjithashtu në 5 shkolla të Lezhës dhe 10 të Shkodrës, me qëllim që të kontribuojë për një edukim shëndetësor më të mirë për të rinjtë, veçanërisht në çështjet dhe praktikën e ndihmës së parë. Trajnimi do të kalojë nëpër katër fazat e veta:
1) 15 trajnime standarde të Ndihmës së Parë;
2) 3 trajnime të trajnuesve (multiplikatorëve) me pjesëmarrjen e 10 nxënësve më të mirë në çdo trajnim;
3) trajnimin e nxënësve nga “skuadra e multiplikatorëve të Ndihmës së Parë” në çdo shkollë nën mbikëqyrjen e Malteser; dhe
4) konkursi mes shkollave, ku shkolla fituese do të marrë çmimin e një seti trajnimi (laptop, projektor dhe modularin Anna).
Malteser Shqipëri e ka filluar fazën e parë të Trajnimit të Ndihmës së Parë me nxënës të shkollave “Branko Kadia” dhe “Jordan Misja” në Shkodër. Nxënësve do t’u ofrohen njohuri teorike dhe praktike në dhënien e Ndihmës së Parë.