Pasi i ka hedhur një vështrim vitit të parë të zbatimit të projektit “Trajnimi i Ndihmës së Parë” në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Shkodër dhe Lezhë dhe, duke e parë ndërgjegjësimin që nxënësit kanë marrë në rëndësinë e ofrimit të ndihmës së parë, dëshirën e tyre dhe përfitimet që ata kanë kur trajnohen në këtë fushë, Malteser Shqipëri ka filluar me besueshmëri vitin e dytë të këtij projekti.
“Trajnimi i Ndihmës së Parë në Shkolla” filloi si një Projekt Pilot në 2007 – 2008 pas aprovimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në vitin 2012 projekti u zgjerua në katër faza për tre vite.
Gjatë vitit të parë të zbatimit të projektit, u përzgjodhën 5 shkolla në Lezhë dhe 10 në Shkodër. 280 nxënës u trajnuan si ofrues të ndihmës së parë dhe 40 nxënës u certifikuan si trajnues për nxënësit e shkollave të tyre.
Edhe viti i dytë do të kalojë në katër faza: trajnimi i nxënësve për të ofruar ndihmën e parë, trajnimi i multiplikatorëve për “Skuadrën e Multiplikatorëve (Trajnuesve) të Ndihmës së Parë”, kurse të Ndihmës së Parë nga “Skuadra e Multiplikatorëve” nën mbikëqyrjen e Malteser dhe konkursi mes shkollave me çmime për shkollat fituese të vendit të parë dhe të dytë.
“Branko Kadia”, “Mati Logoreci” “Zemra e Krishtit” dhe “Maria Ndihmëtare” ishin shkollat e para, ku nxënësit e përzgjedhur do të marrin aftësitë bazë se si të shpëtojnë jetë dhe do të mund të aftësohen për të ofruar ndihmën e parë në raste emergjence në shkollat e tyre apo gjetkë.

Malteser Shqipëri ka përgatitur një reklamë mbi Ndihmën e Parë, i cili është shfaqur në TV lokal, një mënyrë për të informuar dhe sensibilizuar njerëzit mbi rëndësinë e Ndihmës së Parë.