Që të mund të theksohet nevoja në rritje për interesimin dhe sensibilizimit mbi autizmin, muaji prill është kremtuar që në vitet 1970 si Muaji Kombëtar i Ndërgjegjësimit mbi Autizmin.


Malteser Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, po organizon një sërë aktivitetesh mbi sensibilizimin e autizmit. Bashkia është ndriçuar blu; një banderolë është vendosur para Bashkisë dhe postera e fletëpalosje u janë shpërndarë njerëzve në Shkodër.
Vullnetarët e Malteser Shqipëri do të organizojnë edhe aktivitete të tjera gjatë muajit prill për sensibilizimin mbi autizmin që t’i ndihmojnë njerëzit për ta kuptuar, për ta pranuar dhe për të treguar mbështetjen e tyre për këdo që i përket spektrit autik.