Ata që i gëzohen më shumë festave, janë fëmijët. Ata që festojnë më bukur janë fëmijët. Ata që ia plotësojnë më së miri kuptimin festave janë fëmijët. Ata, sepse festojnë me një zemër të hapur e të pastër…
Fëmijët e kopshtit Malteser, të ndihmuar nga edukatoret e tyre, kanë organizuar shumë aktivitete gjatë këtij viti, të cilat janë përmbyllur me festën e Krishtlindjes e të Vitit të Ri, në Fshatin e Paqes.
Shfaqja festive ka pasur si spektatorë prindër e të afërm të fëmijëve, fëmijë Romë dhe Egjiptianë, si dhe fëmijë me aftësi ndryshe, të cilët marrin shërbimin e nevojshëm pranë Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimit Malteser.
Programi, i titulluar “Ne jemi lulet e Malteser” ka qenë mjaft i pasur me numra të ndryshëm si, valle, këngë, recitime dhe lojëra. Në fund të aktivitetit fëmijët kanë prezantuar edhe punime e aplikacione të punuara prej dorës së tyre gjatë vitit shkollor.