Viti i ri është një festë shumë tradicionale dhe e rëndësishme për shqiptarët, festë kjo e trashëguar nga komunizmi. Në prag të kësaj feste, duke parë edhe situatën e vështirë ekonomike dhe sociale që po kalon vendi ynë, stafi dhe vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës janë nxitur që të ndërmarrin një tjetër nismë humanitare për njerëzit në nevojë.
Konkretisht vullnetarët kanë shpërndarë paketa ushqimore dhe orendi për disa familje të komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Me anë të këtyre aktiviteteve sociale dhe nismave humanitare, vullnetarët dhe stafi i Organizatës kanë dashur të japin mesazhin e tyre, që jo vetëm të ndihmojnë, por edhe të sensibilizojnë në këto ditë festash, t’u gjinden sa më afër me familjeve në nevojë dhe të kontribuojnë sado pak në përmirësimin e situatës sociale dhe ekonomike të këtyre familjeve.