Malteser Shqipëri i është shumë mirënjohëse Z. Anton Gatnar dhe Malteser Hospitaldienst në Austri për automjetin tip Jeep Cherokee ofruar organizatës sonë. Kjo u arrit përmes Prof. Dr. Günther A. Granser, Ambasador SMOM në Shqipëri dhe ndihmës së Z. Maximilian Lobmeyer dhe Z. Major Bernhard Millauer, nga Malteser Hospitaldienst në Austri, të cilët e sollën automjetin në Shkodër, në fund të dhjetorit 2008. Jemi të vetëdijshëm që ky automjet do të jetë një ndihmë e madhe për Malteser Shqipëri në detyrat e saj koordinative, shërbimet mjekësore dhe emergjencat e mbrojtjes civile. Falënderime të përzemërta nga stafi dhe vullnetarët e Malteser Shqipëri.