Aktiviteti kishte si qëllim monitorimin e popullsisë së një periferie të Tiranës, ku fëmijë, gra e burra jetojnë pa një përkujdesje të mirë mjekësore. Ekipi përbëhej nga gjashtë vullnetarë mjekë me specializim në gjinekologji, infektiologji, fiziatri e pediatri, me përgjegjës mjekun Daniele Danese.
Gjatë misionit u kryen aktivitete të shumta mjekësore ambulatore, si në fushën kirurgjikale ashtu edhe në fiziatri, kardiologji, infektiologji, e gjinekologji.
Zv/komisari magjistral. Prof. Domenico Arduini, i pranishëm së bashku me Drejtorin dok. Mauro Casinghini, ka bërë ekografi gjinekologjike së bashku me mjekë e studentë të mjekësisë. Në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata” janë marrë kampione pështyme për të monitoruar sëmundjet gjenetike më të përhapura në atë zonë, veçanërisht të Beta Talassemia. Janë bërë edhe Pap Teste mbi popullsinë femërore, të analizuara më pas nga Instituti Dermatologjik i Së Papërlyerës në Romë e cila vepron në Tiranë përmes Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Shumë emocion ka sjellë prania e Nuncit Apostolik në
Shumë emocion ka sjellë prania e Nuncit Apostolik në
Shqipëri Shkëlqesia e tij Ramiro Molineri, i cili ka kremtuar Meshën e shenjtë për të pranishmit, Meshë kushtuar vuajtjeve të popullit.
Malteser Shqipëri ishte e pranishme gjatë qëndrimit të anëtarëve të CISOM dhe aktivitetit të tyre me logjistikë dhe vullnetarë, të cilët ishin të pranishëm për të ofruar ndihmën e tyre gjatë 11 – 17 maj 2010.
Drejtori i CISOM, Dr. Mauro Casinghini pati mundësinë të bënte edhe një vizitë në zyrën e MNSH dhe u njoh me aktivitetet e saj.
Para largimit të tyre, CISOM i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj që ndihmuan gjatë periudhës së qëndrimit dhe vizitave të tyre mjekësore në Shqipëri. Ndër të tjera falënderimi ishte edhe për Malteser për mbështetjen me logjistikë dhe vullnetarë.
Para largimit të tyre, CISOM i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj që ndihmuan gjatë periudhës së qëndrimit dhe vizitave të tyre mjekësore në Shqipëri. Ndër të tjera falënderimi ishte edhe për Malteser për mbështetjen me logjistikë dhe vullnetarë.