Fillimi i marsit sjell festat e para, festën e mësuesit dhe të gruas.
Festa e mësuesit daton në vitin 1887, kur shkolla e parë laike në gjuhën shqipe u hap në qytetin e vogël të Korçës, ndërsa Dita Ndërkombëtare e Gruas, fillimisht e quajtur Dita Ndërkombëtare e Grave Punëtore, e cila vë në qendër respektin, vlerësimin dhe dashurinë ndaj grave, duke parë edhe arritjet ekonomike, politike, dhe sociale të tyre, festohet me 8 mars.

Organizata Malteser Ndihmon në Shqipëri bashkë me vullnetarët e saj kësaj radhe është gjendur pranë shkollës 9-vjeçare “Liria, e cila ka përgatitur një shfaqje kulturore artistike me këngë, recitime dhe kërcime të titulluar “Një degëz mimoze dashuri për ty nënë, për ju mësues…”, në nder të mësuesve dhe nënave, duke e mbështetur atë nga ana e organizimit dhe logjistikës. Bashkëpjesëmarrës në këtë shfaqje ishin edhe fëmijët e kopshtit “Malteser”, disa prej nxënësve të shkollës jopublike 9-vjeçare “Zemra e Krishtit” dhe Lorena, vullnetare e Malteser, një zë i shquar i njërit prej edicioneve të “Gjeniut të vogël”.
Fshati i Paqes ishte mikpritësja e këtyre fëmijëve dhe mësues, ish- mësues, prindër e të ftuar ishin spektatorët e shfaqjes. Të ftuarve iu dhuruan edhe buqeta me lule, ku spikasnin lule mimozat, tradicionale për këto festa. Në fund të aktivitetit përshëndeti edhe drejtoresha e Zyrës së Shërbimit Social Znj. Valbona Tula. Një koktej u shtrua për të pranishmit në oborrin e këndshëm të Fshatit.