Festat janë pjesë e rëndësishme e jetës së çdo njeriu, por ato marrin edhe më shumë kuptim kur festohen bashkë. Japin më shumë emocion dhe domethënie.

Këto festa janë koha e përshtatshme që Malteser ta shprehë falënderimin dhe mirënjohjen e vet për secilin prej vullnetarëve, për kontributin e çmuar që ata japin në çdo aktivitet, pasi ata janë pjesa e rëndësishme e gjithë aktiviteteve të saj. Ndaj, në ambientet e zyrës, Malteser ka organizuar një mbrëmje festive për të gjithë vullnetarët e vet. Ishin të pranishëm edhe stafi i Malteser, presidenti i saj, Imzot Lucian Avgustinin, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës, i cili e hapi festën me bekimin dhe falënderimin e vet për të gjithë vullnetarët dhe gjithçka ata bëjnë në përputhje me moton: “Dëshmia e Besimit dhe ndihma për nevojtarët”. Më pas, bashkë me Arditin, një ndër vullnetarët më të vjetër, Imzot Avgustini ka ndarë edhe certifikatat e mirënjohjes për vullnetarët aktivë.
Më pas festa ka vazhduar nën ritmin e muzikës.