Pashkët janë kremtimi më i vjetër dhe më i rëndësishëm për të krishterët, që përkujton ringjalljen e Jezu Krishtit, pas vdekjes së tij në kryq.

Në kuadër të kremtimeve të Pashkëve, këtë vit Malteser Shqipëri ka menduar të organizojë diçka ndryshe nga vitet e tjera.
Vullnetarët e Malteser i kanë ngjyrosur vezët e Pashkëve dhe i kanë vendosur në shporta duke i shoqëruar edhe me një
kartolinë urimi. Ata ia kanë ofruar këto vezë personave që jetojnë në Qendrën Rajonale të Zhvillimit, tek Shtëpia “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza” tek Qendra Rezidenciale për persona me aftësi ndryshe në qytetin e Shkodrës dhe tek Shtëpia e Bamirësisë në Laç Vau Dejës.

Në Fshatin e Paqes në Shkodër, vullnetarët e Malteser dhe fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian kanë ngjyrosur së bashku vezët e Pashkëve.
Vullnetarët e Malteser gjithashtu kanë ofruar vezë për njerëz në rrugët kryesore të Shkodrës, veçanërisht për pjesëmarrësit në një panair të artizanatit të mbajtur gjatë kohës së Pashkëve.