Komisioni Baritor Rinor i dioqezës Shkodër – Pult, në bashkëpunim me qendrën sportive shqiptare udhëhequr nga Don Giovanni Colombi, frymëzuar nga fjala e Papa Françeskut “sporti si një instrument për të afruar të rinjtë në gjirin tonë”, organizuan me 6 qershor 2015, në Shkodër, trofeun e parë “Një sport për jetën”, një garë konkurruese dhe shëtitje me qëllim mbështetjen e veprimtarive për një jetë më të mirë.
Ky aktivitet kishte si pikënisje stacionin e trenit për të arritur në kalanë e Shkodrës, një rrugë prej 5 kilometrash.
Pas takimit dhe hapjes së trofeut, është bërë nisja e garuesve deri në kalanë Rozafa, ku në oborrin e saj është bërë përmbyllja me momentet festive dhe dhënien e çmimeve
Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës ishte e pranishme duke shoqëruar gjithë aktivitetin me autoambulancë dhe skuadrën e ndihmës së parë.