Më 24 maj 2010, Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë, e përbërë nga vullnetarë të trajnuar e të specializuar të Malteser Shqipëri në fushën e mbrojtjes civile zhvilloi një ushtrim të shkurtër.
Ky ushtrim kishte për qëllim që t’i mësonte anëtarët e Skuadrës së Ndërhyrjes së Shpejtë se si të ngitnin e të përdornin një tendë të re pneumatike.
Tenda e re pneumatike iu dhurua Malteser Shqipëri nga CISOM – Trupat Italiane të Ndihmës së Shpejtë të Urdhrit të Maltës (Corpo Italiano di Soccorso, Ordine di Malta), e cila erdhi në Shqipëri për të përmbushur një mision sanitar në Tiranë gjatë periudhës 10 – 18 maj 2010.
Kjo tendë do të shërbejë si aset i logjistikës për Skuadrën e Ndërhyrjes së Shpejtë të Malteser Shqipëri gjatë ndërhyrjeve të saj në emergjencat civile.
