Një tjetër automjet është sjellë nga Gjermania për Malteser Shqipëri. Automjeti është një ambulancë tip Mercedez – Benz dhuruar për Organizatën tonë, i cili do të përdoret për transport pacientësh në raste emergjence të ndryshme.
Kjo autoambulancë u dhurua nga Malteser Ofenbach, me përfaqësuesin e saj Z. Thomas Frank, i cili personalisht bëri një vizitë në selinë e Malteser Shqipëri në Shkodër, së bashku me Z. Petersen, duke sjellë edhe automjetin në fund të muajit maj 2010.
Bashkëpunimi me Malteser Ofenbach u mundësua nga Z. Matthias Heiden.
Autoambulanca u soll me disa materiale mjekësore: një pjesë për Malteser Shqipëri dhe të tjera që u dërguan në Fushë-Arrëz, tek motrat Gjermane të “Missionsstation”, të cilat zhvillojnë aktivitete dhe projekte të ndryshme si Kopsht për fëmijë, rikonstruksion shtëpish për banorët e varfër, kurse higjiene etj.

Edhe kjo autoambulancë do të jetë një ndihmë e madhe për Malteser Shqipëri në shërbimet dhe emergjencat mjekësore.
Falënderime të përzemërta Malteser Ofenbach nga Malteser Shqipëri dhe vullnetarët e saj.