Kopshtet e shkollat tashmë kanë mbetur të heshtura. Nuk dëgjohen zëra fëmijësh as në klasa, as në korridore. Edhe kopshti Malteser sot i ka përshëndetur fëmijët e vet, për t’u takuar sërish në shtator me fëmijët që do të kalojnë në grupet më të larta, por edhe u ka dhënë përshëndetjet e fundit fëmijëve të cilët në shtator do të fillojnë klasën e parë.

Kur i pyet, nuk dinë se çfarë të tregojnë më parë. Megjithatë, mundëm të marrim disa prej emocioneve të fëmijëve që do të shkojnë në klasë të parë, Klaudas, Angjelës, Mateos, Franceskës dhe Flavios.
Me fjalorin e tyre fëminor ata shprehen se ia kanë kaluar shumë mirë në kopsht, pasi kanë mësuar shumë gjëra të reja: kanë mësuar shkronjat, numrat, figurat gjeometrike, vjersha, përralla e këngë, kanë mësuar si të vizatojnë e të ngjyrosin, si të përdorin mjete të ndryshme për të formuar, si kapakë, tapa, guaska, oriz etj; kanë njohur shokë të rinj, kanë mësuar se si ta mbajnë mjedisin pastër, kanë shëtitur, kanë luajtur, kanë mësuar të aktrojnë por edhe se si duhet të sillen mirë me njëri-tjetrin e të përdorin fjalët magjike.
Kur i pyet se si ndjehen tashmë që po largohen prej kopshtit për të filluar klasën e parë në shtator, fëmijët përgjigjen se u vjen pak keq, sepse do të ndahen nga lojërat, shokët e shoqet e mësueset e dashura, por mezi po presin të shkojnë në klasë të parë që të mësojnë edhe plot gjëra të reja.
* * *
Një vështrim i shkurtër gjatë vitit shkollor 2012 – 2013:
Grupin e parë e kanë ndjekur 30 fëmijë, grupin e dytë e kanë ndjekur 36 fëmijë. 29 fëmijë janë regjistruar për herë të parë në kopsht. 19 fëmijë do të hyjnë në klasë të parë në shtator. Janë festuar 28 ditëlindje. Përveç ditëve mësimore, fëmijët janë argëtuar, kanë shëtitur e kanë luajtur, kanë festuar e kanë bashkëndarë.
E veçanta e Kopshtit Malteser është se mund ta ndjekin edhe fëmijë Rom, fëmijë autistë dhe fëmijë nga Qendra e Zhvillimit, pasi kopshti është një qendër ditore e cila përfshin një program edukimi parashkollor.
Kopshti Malteser vazhdon të jetë një ndihmesë e madhe për të gjitha ato familje të cilat gjenden ende në vështirësi ekonomike apo integrimi në shoqëri, por që fëmijët e tyre e kanë tashmë mundësinë që të ndjekin kopshtin ashtu si të gjithë moshatarët e tyre.
Gjithçka i kushtohen mbështetjes financiare të Malteser Hospitaldienst Austri dhe ish Ambasadorit të Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Prof. Dr. Günther Granser, të cilët i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës, por edhe të edukatoreve për përkushtimin e thellë gjatë gjithë vitit shkollor dhe prindërve për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen sa më mirë të kopshtit. Faleminderit të gjithëve!
Gjithçka i kushtohen mbështetjes financiare të Malteser Hospitaldienst Austri dhe ish Ambasadorit të Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Prof. Dr. Günther Granser, të cilët i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës, por edhe të edukatoreve për përkushtimin e thellë gjatë gjithë vitit shkollor dhe prindërve për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen sa më mirë të kopshtit. Faleminderit të gjithëve!
Ja disa prej momenteve të fëmijëve në kopsht:
Orë mësimi Orë formimi Orë e lirë Lojëra
Ekskursion Festa e fëmijëve Ditëlindje Aktrim/teatër