Shtatori erdhi, duke sjellë me vete edhe një vit të ri shkollor. Kopshte e shkolla kanë rihapur dyert e tyre për të mirëpritur fytyra të njohura e të reja, për t’i ftuar edhe një herë në udhët e të nxënit.

Klasat janë zbukuruar dhe tashmë gumëzhijnë prej zërave të fëmijëve. Sheh fytyra të qeshura që mezi kanë pritur të përqafojnë edukatoret dhe shokët e tyre, por ka edhe fytyra të ngrysura, që ende se kanë provuar gëzimin e të mësuarit dhe lojës bashkë me shokë e shoqe në kopsht. Ka edhe lot dhe frikë për t’u shkëputur prej dorës së prindërve. Ka edhe prej atyre, që tashmë të veshur me përparësen e zeze, nuk kanë harruar t’i japin një përqafim mirënjohës edukatoreve të

Mësueset bashkohen me emocionet e fëmijëve. Do të fillojnë edhe një herë nga e para. Në grupin e parë do të mësojnë 28 fëmijë, prej të cilëve 11 janë të rinj, ndërsa në grupin e dytë 26 fëmijë, prej të cilëve 8 të rinj. Edhe ky vit do të jetë plot punë e përkushtim, sepse në Kopshtin Malteser do të marrin dijet e para edhe fëmijë prej familjeve me vështirësi ekonomike dhe sociale, fëmijë Rom, autistë dhe nga Qendra e Zhvillimit. Është kjo një mundësi që çdo fëmijë e familje të mos ndihet i paragjykuar, por i barabartë me çdo njeri tjetër në shoqëri.
Prindërit falënderojnë në emër të fëmijëve Malteser Hospitaldienst Austri dhe ish Ambasadorit të Urdhrit të Maltës në Shqipëri, Prof. Dr. Günther Granser, falë mbështetjes financiare të të cilëve Kopshti Malteser është hapur dhe punon.