Shtatëmbëdhjetë vullnetarët e Malteser Shqipëri, të cilët kanë marrë pjesë në kampin veror të Velipojës, janë shpërblyer nga Malteser me një udhëtim historik, kulturor dhe shpirtëror më 18 dhe 19 tetor 2012.
Ata janë shoqëruar edhe nga katër anëtarë të stafit dhe motër Cristiana Basso, motër Françeskane e Zemrës së Krishtit dhe së bashku kanë përshkuar një itinerar mbresëlënës për ta.
Të enjten, udhëtimi ka filluar nga Shkodra dhe ndalesa e parë është bërë në Pukë, për të soditur bukuritë natyrore dhe ngjyrat e arta të vjeshtës. Ndalesa tjetër është bërë në Fierzë. Në Dushaj, vullnetarët janë mikpritur nga Motrat Françeskane të Zemrës së Krishtit, M. Lia dhe M. Evengeline, të cilat ofruan drekën dhe fjetjen. Shëtitja në Luginën e Valbonës ka qenë një mundësi për të parë mrekullitë e natyrës sonë, të cilat shpesh harrojmë se ekzistojnë.
Në darkë, tek motrat është kremtuar ditëlindja e famullitarit Dom Antonio Giovannini dhe nata i ka ftuar të gjithë që të ëndërrojnë për udhëtimin e ditës së nesërme.
Të premten në mëngjes, udhëtimi ka vazhduar drejt Kosovës, në qytetin e Deçanit. Vizita në Manastirin e Deçanit, ka qenë një tjetër mahnitje për vullnetarët. Prizreni ka qenë vizita e radhës në drekë, e më pas është bërë edhe kthimi për në Shkodër.
Një falënderim i përket motrave Françeskane të Zemrës së Krishtit për mikpritjen, e veçanërisht motër Kristianës, e cila edhe na shoqëroi gjatë udhëtimit tonë.