Më 6 tetor 2007, Malteser Shqipëri dëshiroi të bënte një udhëtim me të gjithë vullnetarët e saj, të cilët kanë ofruar kontributin e tyre të çmuar gjatë Kampit Veror 2007 në Velipojë.
Duke marrë parasysh dëshirën e vullnetarëve, u vendos të bëhej një udhëtim në Mal të Zi, në disa nga vendet e tij të bukura.
Morën pjesë 23 vullnetarë të cilët u shoqëruan nga 2 anëtare të stafit dhe udhëtimi u bë me autobus përgjatë bregut mahnitës.
Pas disa orësh rrugë, ndalimi i parë u bë në Kotor, ku shumë turistë tërhiqen nga qyteti i vjetër dhe kështjella e saj dhe pamja e mrekullueshme e detit. Pastaj, në kthim, vullnetarët do të shihnin dhe do të dëgjonin historinë e disa Kishave të vjetra Katolike dhe Ortodokse të ndërtuara në mes të ujit apo rrëzë maleve. Ndalesa e dytë u bë në Budva, një nga plazhet e Malit të Zi, e cila, edhe pse vera tashmë ishte larguar, kishte akoma turistë që endeshin në gjirin e saj. Ndalesa e tretë dhe e fundit u bë në Ulqin, një tjetër plazh tërheqës, me detin dhe kështjellën e mrekullueshme.
Ishte një udhëtim i shkurtër por plot domethënie, një rast për t’u çlodhur nga puna dhe studimet e javës dhe për ta çmuar më shumë krijimin Hyjit.