Aktivitetet e shumta sociale dhe humanitare të të rinjve të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, kanë qenë dhe vazhdojnë te jenë nxitëse për nxënësit dhe të rinjtë e qytetit të Shkodrës.
Të frymëzuar nga vullnetarët e Malteser, nxënësit dhe stafi pedagogjik i shkollës Shpresa për të Ardhmen, kanë ndërmarrë iniciativën që të ndihmojnë skamnorët. Ata kanë mbledhur rroba për fëmijët Rom, të cilët jetojnë në mjerim në kasollet buzë lumit Drin, duke bërë të mundur dhurimin e 30 pakove me rroba për bashkëmoshatarët e tyre.
Ky aktivitet ka pasur si synim sensibilizimin dhe edukimin e kësaj grupmoshe ndaj njerëzve në nevojë.

