Gjatë takimit të stakeholder focus group “Nxitja dhe mundësitë e shkollimit të fëmijëve komunitetit Rom” në Shkodër, 14 Tetor 2014 me aktorët e interesuar për nxitjen e shkollimit, stafi i Malteser paraqiti para të pranishmeve punën që po bën në bashkëpunim me aktorët lokalë dhe kombëtarë për shtrirjen e mësimeve të përfituara nga metodat efikase të integrimit.

Kështu, Malteser Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, si partner shoqërues i Projektit “Programet Efikase për Integrim/ Përfshirjen Aktive të Romëve në Evropën Juglindore (PAIRS 18 partnerë nga 8 vende të Evropës Juglindore, duke përfshirë Shqipërinë), financuar nga Komisioni Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit

Kjo vizitë studimore pati si qëllim përfshirjen dhe sensibilizimin e grupeve të interesit për nxitjen e shkollimit parashkollor dhe shkollor të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në vendin tonë, si dhe njohjen me iniciativa të suksesshme në Lezhë, Elbasan, Tiranë dhe Korçë në përfshirjen sociale të fëmijëve Romë dhe Egjiptianë.
Më 25 nëntor, ndalesa e parë u bë në qytetin e Lezhës, tek qendra komunitare “Shenjta Mari”, ku prezantimi i projektit u bë nga përfaqësuesit e saj.
Në Tiranë, përfaqësuesit e organizatës Z. Zini Kore prezantuan projektin e aplikuar nga Qendra ARSIS, “Shtëpia e ngjyrave” në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.
Prezantimi i praktikës vijuese u bë në qendrën “Balashe” në Elbasan nga drejtuesja e saj, Znj. Blerina Kamani. Kjo qendër funksionon në bashkëpunim me bashkinë Elbasan.
Më 26 nëntor, ndalesa e fundit u bë në Korçë, ku u prezantuan 2 praktika të mira dhe u vizituan 2 qendra: projekti “Ndihmë për fëmijët” nga CEFA, dega Korçë, prezantuar nga drejtuesi lokal Z. Robert Stratobërdha dhe vizitë tek projekti parashkollor i organizatës Amarodrom, “Fëmijët e lumtur”.