Për të 7-tin vit rradhazi, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës është pjesë e ofrimit të ndihmës së parë për pelegrinët në Medjugorje. Studentët vullnetarë, me përvojë në shërbimin mjekësor po marrin pjesë në ofrimin e ndihmës së parë në Ambulatorin e Urdhrit të Maltës në Medjugorje. U përmbyll me sukses java e dytë e ofrimit të këtij shërbimi nga dy grupet e studentëve të grupit studentor “Ndihma e Parë”. Grupet e tjera do të jenë të pranishëm gjatë muajve në vazhdim. Pjesëmarrja e studentëve në këtë aktivitet mundësohet në bashkëpunim me Departamentin e Lëndëve Paraklinike Departamenti Infermieri Shkoder të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.









