Federata Ndërkombëtare e të Orientuarit (IOF) është organi ndërkombëtar qeverisës i sportit të orientuarit. IOF rregullon katër disiplina orientuese: të orientuarit në këmbë, me biçikletë, me ski, dhe të personave me karrige me rrota. IOF u themelua në vitin 1961 dhe u njoh nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1977.
Të orientuarit është një sport që kombinon elementin fizik dhe mendor. Ideja themelore në të orientuar është procedimi nga starti deri në finish duke vizituar një numër të pikave të kontrollit në një mënyrë të paracaktuar me ndihmën e hartës dhe busullës. Në mënyrë që të zgjidhet rruga më e mirë të mundshme, të orientuarit shohin karakteristikat e terrenit dhe fituesi përcaktohet nga koha më e shpejtë e përfundimit të garës. Ajo që është unike për të orientuarit është se një i orientuar duhet të lundrojë dhe të marrë vendime të shpejta ndërkohë që po vrapon me shpejtësi të madhe.
Sporti i të orientuarit është një sport me kosto të ulët i përshtatshëm për të dyja gjinitë dhe të gjitha moshat.Më 1 dhe 2 qershor, aktiviteti i Maratonës Ndërkombëtare të sportit të Orientuarit, u organizua në Shqipëri: Shkodër dhe Fishtë. Për herë të parë në Shqipëri ishin 140 pjesëmarrës nga 20 vende dhe 3 kontinente. Qëllimi i këtij aktiviteti në Shqipëri ishte sjellja e turistëve në Shqipëri, për të ndryshuar imazhin e kaluar të Shqipërisë dhe për ta prezantuar këtë sport për shqiptarët.
Ishin rreth 25 pika kontrolli me pajisje elektronike, për të krijuar kalimin për garuesit.
Me kërkesë të Federatës, vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës asistuan në këtë aktivitet me shërbimin e Ndihmës së Parë.
