Festa e Zojës së Shkodrës dhe Lumturimi i Nënë Terezës këtë vit janë festuar në të njëjtën ditë, pasi 19 tetori, përkujtimi i lumturimit të Nënë Terezës nga Papa Gjon Pali II, ka konsistuar me festën e Zojës së Shkodrës, e cila kremtohet të hënën e tretë të muajt tetor.
Ashtu si shumë besimtarë katolikë, edhe stafi e vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës i kanë festuar këto dy festa. Ata janë lutur për paqe dhe mirësi në familjet e tyre dhe për paqe në mbarë botën, kryesisht për vendet që janë në luftë. Të dyja festat kanë në thelb mesazhin e tolerancës dhe të mirëkuptimit ndaj njëri – tjetrit.
Lutja është drejtuar nga Udhëheqësi Shpirtëror i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, Atë Gazmend Tinaj, në mjediset e Kishës së Fretërve.