Me ardhjen e fundit të qershorit, pas përgatitjeve të zakonshme për ngritjen e kampit – shkollës verore nga vullnetarët e saj qe përfshiu periudhën 25 – 27 Qershor 2015, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës filloi kampin e 15-të veror për fëmijë të diskriminuar dhe me gjendje të vështirë ekonomike.
Ky kamp-shkollë verore organizohet në plazhin e Velipojës dhe zgjat një muaj, me pjesëmarrjen e fëmijëve Romë dhe Egjiptianë, fëmijëve nga zona te thella malore, të cilëve u jepet mundësia që të shijojnë pushime verore dhe të papërballueshme nga familjet e tyre, me prejardhje të varfër dhe të izoluar. Përveç mundësisë së argëtimit me lojëra dhe aktivitete te ndryshme, ky kamp është edhe një shkollë e shkurtër për ta.
Turni i parë, i zhvilluar në datat 27 Qershor 2015 – 5 Korrik 2015, ka mirëpritur 70 fëmijë: 40 fëmijë Romë dhe Egjiptianë dhe 35 fëmijë nga Tropoja dhe Shkodra.
Ky kamp ec përpara nga puna e palodhur e vullnetarëve të Malteser Albania duke dhënë kontributin e tyre vullnetar dhe humanitar që frymëzohet nga parimet e krishtera, bazë për Urdhrin e Maltës në botë.
Ky kamp është mundësuar nga Ambasadori Franz Salm-Reifferscheidt, Ambasador i Urdhrit Sovran të Maltës për Çështje Rome, i cili është financuesi kryesor për këtë aktivitet të realizuar nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës.