Jubileu i jashtëzakonshëm i Mëshirës është një periudhë lutjeje për katolikët, duke filluar nga Festa e Zojës së Papërlyer (dhjetor 8) 2015 deri tek festa e Krishtit Mbret (20 nëntor), 2016. Do të jenë pothuajse 2,500 vullnetarë të Urdhrit Sovran të Maltës aktivë në Romë gjatë 12 muajve të këtij Jubileu të Jashtëzakonshëm.
Pjesëmarrësit janë nga Evropa dhe vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Irlandën, Zvicrën, Francën, Maltën, Shqipërinë, Belgjikën, Holandën, Britaninë e Madhe, Kubën dhe Amerikën. Ata ofrojnë ndihmë mjekësore për mijëra shtegtarë të cilët vijnë në Romë gjatë vitit. Ekipet e mjekëve, infermierëve dhe ndihmësve janë të vendosur në Sheshin e Shën Pjetrit dhe në bazilikat e tjera romake: Shën Gjon Lateranit, Shën Palit Jashtë Mureve dhe Shën Marisë, si edhe në Piazza di Spagna.
Për çdo bazilikë, Urdhri i vullnetarëve Maltës mbulon tre turne në ditë – nga ora 7.00 deri në 13.00 dhe nga ora 13.00 deri në 19.00. Është një mjek, një infermier dhe dy ndihmës për çdo turn. Qendra operative për vullnetarët është Qendra e Ndihmës së Parë e Urdhrit të Maltës vendosur pak metra nga hyrja për në bazilikën e Shën Pjetrit, e cila për 35 vjet ka ofruar kujdes shëndetësor për shtegtarët 365 ditë në vit.
Gjatë periudhës 23 – 30 prill 2016, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës ishte e pranishme në këtë aktivitet me dy ekipe. Çdo ekip kishte 4 pjesëmarrës: një mjek, një infermier dhe dy ndihmës. Ata kanë ofruar ndihmë mjekësore në 4 pika: tek Shën Pali Jashtë Mureve, tek Sheshi i Shën Pjetrit, St John Lateran dhe St Mary Major.