Nga 29 prill deri në 4 maj Lurdi mirëpriti rreth 7000 anëtarë dhe vullnetarë, duke përfshirë 1500 të sëmurë, që vinin nga 44 vende në të pesë kontinentet. Mjeshtri i Madh, Fra’ Matthew Festing bëri një përshëndetje të ngrohtë dhe të veçantë për shtegtarët nga Shqipëria, Kenia, Senegali, Palestina, Siria dhe Iraku.
Në këtë vit jubilar, pati një domethënie të madhe kalimi nëpër derën e Mëshirës në hyrje të Portës së Shën Mikelit për në shenjtërore. Vullnetarët kryen ritin e kalimit me të sëmurët, para se të mblidheshin në bazilikën nëntokësore për procesionin e Eukaristisë.
Mesha Pontifikale u kremtua të dielën në bazilikën e Shën Piut X nga Raymond Leo Burke, Kardinali Patron, në shtegtimin e tij të dytë në Lurdë me Urdhrin e Maltës.
Ishin 6 persona pjesëmarrës nga Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës në këtë shtegtim, në mesin e të cilëve ishte një i sëmurë në karrige me rrota.