Koha e Kreshmëve këtë vit ka qenë më e ndjerë për vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, duke i përfshirë ata jo vetëm në aktivitetet e përcaktuara në kalendarin e tyre, por edhe duke i bërë që ata vetë të ofrohen në të tjera aktivitete me qendër përshpirtërinë.
Njëri prej aktiviteteve është Udha e Kryqit në Malin e Taraboshit. Pa dyshim që në mesin e besimtarëve të panumërt nuk kanë munguar as vullnetarët e Malteser.
Lutja e Udhës së Kryqit është zhvilluar të shtunën më 12 mars, udhëhequr nga Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër – Pult, ndjekur nga meshtarë, motra e laikë të të gjitha moshave. Duke qenë se ky është Viti i Mëshirës, gjatë Udhës së Kryqit janë lexuar dëshmi të martirëve të kishës katolike shqiptare. Vullnetarët e Malteser kanë lutur Ndalesën XIV “Jezu Krishtin e varrosin”.
Në këtë aktivitet përshpirtërie morën pjesë 20 anëtarë të stafit dhe vullnetarë të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, me praninë edhe të Skuadrës së Ndihmës së Shpejtë të Organizatës.