Pas mbarimit të periudhës së Kampit – Shkollës verore, Velipoja 2015, me pjesëmarrjen e fëmijëve Romë, Egjiptianë dhe me fëmije prej zonave të thella malore, Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës organizoi edhe kampin veror 1-javor me fëmijët dhe vajzat me aftësi ndryshe.
Fëmijët pjesëmarrës jetojnë në qytetin e Shkodrës dhe Vau Dejës dhe janë pjesë e shërbimeve të ofruara nga stafi i Organizatës, si dhe vajzat të cilat jetojnë në shtëpinë “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza” në Shkodër.
Tridhjetë persona me aftësi ndryshe ishin pjesë e kampit. Gjatë kësaj jave vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës kanë ofruar për ta aktivitete të ndryshme sportive, sociale dhe argëtuese: lojëra në ujë dhe rërë, mësim noti, lojëra zbavitëse, kërcime dhe argëtime të ndryshme gjatë kohës së plazhit etj. Mbresëlënëse për ta ishte edhe shëtitja me varka në det dhe shëtitjet në bregdet, nën shoqërinë e vullnetarëve të Malteser.
Fëmijët dhe vajzat janë ndjerë shumë mirë në shoqërinë e vullnetarëve. Këtë e kanë shprehur nëpërmjet kartolinave që kanë shkëmbyer njëri me tjetrin.
Vullnetarët tanë do t’i rifillojnë aktivitetet e tyre të përjavshme me vajzat që jetojnë tek “Misionaret e Bamirësisë Nënë Tereza” në Shtator.