Më 22-24 prill, 2013, në Shqipëri, u mbajt takimi i katërt i PAIRS, “Vizita studimore” mbi “Programet Efikase për Integrimin/Përfshirjen aktive të Romëve në Evropën Juglindore”.
Siç e kemi bërë të njohur tashmë, Projekti i PAIRS ka qëllim që të bashkojë shembuj të mirë të linjave të veprimit sektorial dhe vendor që kanë shërbyer për një përfshirje efektive të komunitetit Rom në tetë vendet dhe ofron një platformë për këmbimin ndërkombëtar të njohurive për të lehtësuar përfshirjen e minoritetit Rom në rajoPartneriteti PAIRS përfshin 18 partnerë nga 8 vende juglindore, ku përjashtimi i popullsisë Rome paraqitet në nivele të larta– Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Italia, Romania, Serbia, Sllovakia dhe Ukraina.
Vizita studimore e PAIRS në Shqipëri kishte si qëllim që të paraqiste praktikat e mira për integrimin e Komunitetit Rom në Evropën Juglindore nga grupi shqiptar i punës, i cili përbëhet nga Malteser Shqipëri, Teuleda dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.Më 22 prill, takimi u mbajt në Tiranë. Pjesëmarrësit u njohën me përfaqësuesit e Shërbimit dhe partnerët/donatorët; politikat e integrimit/përfshirjes për fëmijët që dalin në rrugë; vizitë në Qendrën Multidisiplinare Sociale “Romani Baxt” dhe prezantimin e praktikës së mirë nga Z. Agim Fortuna, përfaqësues i Komunitetit Rom lokal.
Ditën e dytë, më 23 prill, në Shkodër, pjesëmarrësit morën pjesë në takimin e aktorëve të projektit PAIRS dhe palëve të interesuara me temën “Komuniteti Rom në rajonin e Shkodrës”; më pas u bë një vizitë në “Fshatin e Paqes” me prezantimin e “ Shkollës Beato Zefferini” si një praktikë e mirë; dhe u vizitua një punishte metali ku janë të punësuar banorë të komunitetit Rom.Në Fushë – Krujë takimi filloi me vizitën në Qendrën Komunitare Multidisiplinare dhe u bë prezantimi i praktikës së mirë: “Alfabetizmi dhe fuqitë trajnuese sociale për burrat, gratë dhe fëmijët rom” nga Adra Albania.

Ditën e tretë, më 24 prill, në Tiranë, u bë vizita në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të barabarta dhe prezantimi i Zyrtarëve të Ministrisë; vizita në shkollën “26 Nëntori” dhe prezantimi i projektit “Ndihmoni Fëmijët” dhe në fund vizita në Qendrën Ditore për Përfshirjen dhe Arsimimin e, në fund prezantimi i aktiviteteve nga Znj. Klara Simoni, përfaqësuese e OJF-së “Save the Children”.
