Malteser Shqipëri, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Shkodër – TEULEDA, si partnerë të Projektit “Programet Efikase për Integrimin/Përfshirjen e Romëve në Evropën Juglindore” (PAIRS), financuar nga Komisioni Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Transnacional për Evropën Juglindore, organizuan me datë 16 dhjetor, 2013, në Shkodër, tryezën e rrumbullakët kombëtare: “Ne bëjmë diferencën: Fuqia për të vendosur çfarë ndodh me Romët në vendin tonë”; PAIRS – Mbështetje për Programimin 2014 – 2020.

Debati i tryezës së rrumbullakët u fokusua në fushat kryesore të përfshirjes së Romëve, siç janë përcaktuar në Programimin Evropian 2014 – 2020:
1. Infrastruktura dhe strehimi
2. Punësimi
3. Shëndeti
4. Përfshirja dhe Mbrojtja sociale
5. Arsimi
6. Trashëgimia kulturore

Pas prezantimit të projektit “PAIRS – Programet efikase për integrimin/përfshirjen e Romëve në Evropën Juglindore”, u ofruan shembuj të praktikave të mira nga përfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë mbi strehimin; nga Malteser Ndihmon në Shqipëri mbi Arsimin dhe nga Romani Bax mbi Ndërtimin e Komunitetit.
Tryeza e rrumbullakët u mbyll me një analizë mbi rezultatet dhe rekomandimet e këtij takimi, të cilat do të paraqiten pas mbarimit të tryezave të rrumbullakëta në takimin që do të mbahet me përfaqësuesit e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në Projektin PAIRS.