Malteser Shqipëri vazhdon të japë kontributin e vet, për t’i ardhur në ndihmë Komuniteteve Rome dhe Egjiptian, me qëllim që t’i përfshijë aktivisht në shoqëri nëpërmjet shërbimeve në fusha të ndryshme të cilat ajo i ofron.

Takimi i radhës ishte “Punësimi – mundësi dhe sfida”, i cili u mbajt në Shkodër, më 5 nëntor 2014, i cili kishte si si qëllim përfshirjen dhe sensibilizimin e grupeve të interesit për nxitjen e punësimit të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane në vendin tonë. Gjatë vizitave studimore Malteser është njohur me me iniciativa që synojnë nxitjen e punësimit tek këto komunitete në vendet partnere të këtij projekti. Gjate takimit me aktorët e interesuar për nxitjen e punësimit, stafi i Malteser paraqiti për të pranishmit punën që po bën në bashkëpunim me aktorët lokalë dhe kombëtarë për shtrirjen e mësimeve të përfituara nga metodat efikase të nxitjes së punësimit.
Më konkretisht, u prezantuan dy praktika të mira, të cilat synojnë nxitjen e punësimit tek komunitetet Rome dhe Egjiptiane, si” “Pastrim kimik dhe hekurosje” dhe “Mediatorët e Punës”, praktika këto të cilat janë menduar të transferohen në kontekstin lokal. Gjithashtu u diskutua rreth programeve të nxitjes së punësimit për këto komunitete nga administrata publike si dhe nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, pjesëmarrëse në takim, u prezantuan shembuj të praktikave të mira.
Të pranishëm dhe shumë aktivë në këtë takim ishin drejtori i Zyrës Rajonale të Punësimit Shkodër, që ofroi sugjerime dhe rekomandime mbi këtë temë; drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Shkodër, e cila informoi gjerësisht mbi programet formuese për grupet target, si dhe përfaqësues të Shërbimit Social Rajonal Shkodër, Bashkisë, Qarkut, nga NGO të ndryshme dhe të komuniteteve Rome e Egjiptiane.