Malteser Shqipëri, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Shkodër – TEULEDA, si partnerë të Projektit “Programet Efikase për Integrimin/Përfshirjen e Romëve në Evropën Juglindore” (PAIRS), financuar nga Komisioni Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Transnacional për Evropën Juglindore, organizuan me datë 26 nëntor, 2013, në Elbasan, tryezën e rrumbullakët: Ne bëjmë diferencën: Fuqia për të vendosur çfarë ndodh me Romët në vendin tonë”; PAIRS – Mbështetje për Programimin 2014 – 2020”.
Kjo tryezë e rrumbullakët dhe të tjerat që do të pasojnë gjatë fundit të vitit 2013 dhe fillimit të vitit 2014, organizohen duke marrë në konsideratë objektivat kryesore të projektit PAIRS për reduktimin e përjashtimit social të Romëve në vendet e Evropës Juglindore, duke eksploruar dhe përdorur praktikat më të mira te organizatave të shoqërisë civile dhe të autoriteteve publike lokale, si dhe duke pasqyruar mësimet e nxjerra nga këto qasje në politikat dhe programet e ardhshme që do të implementohen në nivel rajonal dhe kombëtar, me një pjesëmarrje sa më të gjerë të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe administratës publike.Debati i tryezës së rrumbullakët u fokusua në fushat kryesore të përfshirjes së Romëve, siç janë përcaktuar në Programimin Evropian 2014 – 2020:
1. Infrastruktura dhe strehimi
2. Punësimi
3. Shëndeti
4. Përfshirja dhe Mbrojtja sociale
5. Arsimi
6. Trashëgimia kulturore
2. Punësimi
3. Shëndeti
4. Përfshirja dhe Mbrojtja sociale
5. Arsimi
6. Trashëgimia kulturore
Në këtë tryezë të rrumbullakët morën pjesë 40 persona: përfaqësues të Qarkut, Bashkisë, Drejtorive Arsimore, organizatave Rome, organizatave të shoqërisë civile, ekspertë të çështjeve Rome nga administrata/autoritete lokale/kombëtare dhe persona të tjerë të interesuar apo që merren me çështjet e Romëve.
Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe të administratës publike sollën edhe shembuj të praktikave të mira, pas të cilave u nxorën edhe rekomandime për secilën fushë përkatëse. Elbasani ishte qyteti i pare i përzgjedhur për tryezën e rrumbullakët, pasi ka një përqindje të lartë të popullsisë Rome dhe Egjiptiane, përkatësisht janë 3600 Romë dhe 5000 Egjiptianë.
