
Më 23 maj, Papa Benedikti XVI, takoi në audiencë në Vatikan, Ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë me rastin e vizitës “ad Limina Apostolorum”. Mes tyre gjendej edhe Imzot Lucjan Avgustini, ipeshkëv i Dioqezës së Sapës, njëkohësisht President i “Malteser Shqipëri”, zgjedhur si i tillë më 6 prill 2008.