Më 21 shtator, populli shqiptar përjetoi një prej ditëve më të bukura, më emocionuese dhe më domethënëse për të: vizitën e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në vendin e shqiponjave.
Është hera e dytë që një Papë vizion Shqipërinë, 17 vjet pas vizitës së Papës Gjon Palit II, i cili shuguroi edhe katër ipeshkvijtë e parë.
Është hera e dytë që një Papë vizion Shqipërinë, 17 vjet pas vizitës së Papës Gjon Palit II, i cili shuguroi edhe katër ipeshkvijtë e parë.

Pas takimeve protokollare, që pas mbërritjes së Tij në Aeroportin e Rinasit, në prani të mijëra e mijëra shqiptarëve e të huajve, të ardhur prej anekënd Shqipërisë, Kosovës, e vendeve të tjera, Ati i Shenjtë kremtoi Meshën e Shenjtë bashkë me 2 kardinalë, 18 ipeshkvij, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë.
Në predikimin e vet nga sheshi Nënë Tereza, ndër të tjera Papa Françesku do të theksonte: “Uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira”… “Sot erdha t’ju jap zemër ta përforconi shpresën në ju e rreth jush; t’i vini në lëvizje breznitë e reja; të ushqeheni përherë me fjalën e Zotit, duke ia hapur zemrat Krishtit; Ungjilli i Tij ju tregon udhën! Feja juaj duhet të jetë ngazëlluese e rrezatuese, duhet të tregojë se takimi me Krishtin i jep kuptim jetës së njerëzve, të çdo njeriu”…
“Kishës, që jeton në këto troje të Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin, edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm, në udhën e dashurisë, të lirisë, të drejtësisë e të paqes. Amen!”…
Dita e vizitës ka vazhduar më tej me takimin me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera, lutjen e mbrëmësores, dhe vizitën në qendrën “Betania”, ku strehohen fëmijë jetimë, të braktisur apo me probleme sociale.
E pranishme në kremtimin e Meshës së Shenjtë në këtë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar ka qenë edhe Rinia Malteser, e cila është kthyer në qytetin e vet me më shumë shpresa e forca për të dhënë maksimumin nga vetja e saj në shërbim të njerëzve në nevojë, sipas motos së Urdhrit, fjalëve të Atit të Shenjtë dhe Mesazhit të Ungjillit.