Dita Ndërkombëtare e Romëve, e mbajtur më 8 prill, është një kremtim i historisë Rome, traditave dhe kulturës, si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komunitetet Rome në të gjithë botën.

Romët kanë ruajtur dhe zhvilluar traditat e tyre në muzikë, poezi, kërcim dhe pikturë, në punimet artizanale dhe veshjet tradicionale.
Në Shqipëri Romët kanë ardhur rreth 6 shekuj më parë nga India. Ata u vendosën në Ballkan për t’u përhapur më vonë në Evropë. Megjithëse institucionet shtetërore dhe organizata të ndryshme punojmë për përfshirjen aktive të Romëve në shoqëri, ata mbeten akoma të ekspozuar ndaj diskriminimit.
Romët kanë edhe flamurin e tyre, i cili është krijuar nga Unioni i Përgjithshëm i Romëve në Rumani në vitin 1933 dhe u miratua nga përfaqësuesit ndërkombëtar Rom në vitin 1971. Ngjyra blu simbolizon qiellin, ndërsa jeshilja përfaqëson tokën dhe të korrat. Flamuri mban gjithashtu një rrotë të kuqe në kujtim të origjinës indiane të Romëve, e cila simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe progresin.
Në paraditen e datës 8 prill, në mjediset e fshatit të paqes, u organizua dhe u shfaq një aktivitet kulturor artistik i fëmijëve Romë dhe Egjiptianë në ditën ndërkombëtare të Romëve, organizuar nga Shoqata Integrimi i Romëve të Veriut, Shoqata Egjiptiane “Sfinski”, mbështetur nga Organizata Malteser Shqipëri dhe Bashkia Shkodër.
Programi u hap me përshëndetjet e rastit. Fëmijët e shkollës “Iliria” dhe fëmijë Rom luajtën disa pjesë të ndryshme: këngë dhe valle. Në fund u shtrua edhe një koktej në mjediset e Fshatit të Paqes.
Programi u hap me përshëndetjet e rastit. Fëmijët e shkollës “Iliria” dhe fëmijë Rom luajtën disa pjesë të ndryshme: këngë dhe valle. Në fund u shtrua edhe një koktej në mjediset e Fshatit të Paqes.