Në datat 6 – 8 shtator, Tirana ishte kryeqyteti i paqes dhe i harmonisë fetare në botë. Paqja, toleranca fetare dhe dialogu ishin motoja e Takimit të 28-të ndërkombëtar për paqen, në nder të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së ftohtë në Ballkan.
Takimi, nën moton “Paqja është gjithmonë e mundshme”, u mbajt nën organizimin e Komunitetit Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Qeverinë Shqiptare.
Takimi, nën moton “Paqja është gjithmonë e mundshme”, u mbajt nën organizimin e Komunitetit Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Qeverinë Shqiptare.

Ndërkohë në takimin e datës 7 shtator, në Pallatin e Kongreseve u lexua edhe mesazhi i Papa Françeskut, ku sillte ndërmend edhe vizitën e tij në Shqipëri, në shatorin e vitit të kaluar: “zgjodha Shqipërinë si vendin e parë evropian që vizitova për t’i dhënë zemër bashkëjetesës fetare”.
Më pas fjalën e mori edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Duke iu drejtuar të pranishmëve, ai u ka uruar mirëseardhjen,veçanërisht klerikët e ardhur nga Iraku, në vendin që, sipas tij, Papa Françesku e quajti të vëllazërisë fetare dhe klerikëve, duke iu drejtuar me fjalët: “Keni vlerësimin tim më të lartë jo vetëm për atë që përfaqësoni institucionalisht, por edhe për atë përmasë shpirtërore që përçoni në kohërat e vështira që jetojmë”.
Në aktivitetet që u mbajtën në kuadër të këtij takimi u ftuan të marrin pjesë përfaqësues të besimeve fetare botërore (myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë, hebrenj, budistë etj) nga Italia, Gjermania, Franca, Turqia, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Evropa, Afrika, Azia e Amerika Latine. Po ashtu u ftuan edhe personalitete të shquara të politikës, historianë, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur.
Pas ceremonisë së hapjes së takimit, të hënën dhe të martën u zhvilluan takime me panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare.

“Organizata Shqiptare e Urdhrit të Maltës”’ ishte e pranishme në këtë takim me përfaqësues të stafit dhe vullnetarë në të 3 ditët e zhvillimit të takimeve të ndryshme. Më konkretisht pjesëmarrja ishte në panelet e zhvilluara me temë: “Evropa në udhëkryq”; “Shqipëria, vendi i bashkëjetesës”; “Martirët: si ndryshojnë tiparet e krishterimit”; “Paqja është gjithmonë e mundshme” etj.