Koha e kreshmëve është përmbyllur me kremtimin më kulmor, festën e Pashkëve, përkujtimin e Ringjalljes së Jezu Krishtit.
Në kuadër të kremtimeve të Pashkëve, Malteser Shqipëri ka festuar me fëmijët Romë, vajzat me aftësi ndryshe të cilat jetojnë pranë “Misionareve të Bamirësisë Nënë Tereza” në Shkodër dhe me fëmijët e kopshtit “Malteser”.

Gjatë Javës së Madhe, 10 vullnetarë të Malteser janë angazhuar në lyerjen e 240 vezëve me simbolin e Malteser, në zyrat e saj, vezë të cilat më pas edhe janë shpërndarë gjatë festës së Pashkëve.
Tek Fshati i Paqes, vullnetarët i kanë ndihmuar fëmijët Romë që t’i lyejnë vezët dhe t’i zbukurojnë ato sipas preferencave të tyre. Në festën e Pashkëve, është organizuar loja tradicionale e kërcitjes së vezëve, dhe fëmijët kanë festuar e janë argëtuar me lojëra e recitime dhe në fund u është ofruar edhe ëmbëlsira klasike e Pashkëve.
Edhe tek “Misionaret e Bamirësisë”, vullnetarët kanë lyer vezët me vajzat dhe kanë festuar së bashku. Pas feste i kanë shoqëruar për në Kishë.
Tek Kopshti “Malteser”, vullnetarët kanë shpërndarë ëmbëlsira dhe vezët e përgatitura më parë dhe kanë luajtur bashkë me fëmijët.
Në këtë mënyrë, Malteser jo vetëm që e përjeton vetë gëzimin dhe dashurinë e Pashkëve, por edhe e bashkëndan atë me të tjerët.