Në datat 9 e 10 shtator 2009 në Fshatin e Paqes në Shkodër, u mbajt Asambleja V dioqezane, organizuar nga Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër – Pult. Tema e kësaj asambleje ishte “Për një baritore famullitare të përtërirë” dhe kishte për pjesëmarrës meshtarë, rregulltarë, seminaristë dhe laikë, përfaqësues të Komisionit “Drejtësi e Paqe”, Caritas, Katekistëve, Legjionit të Marisë, Baritores Rinore, Urdhrit Françeskan Shekullar, Ecjes Katekumenale, Bashkësisë “Gjoni XXIII, Projektit “Shpresa”, “Madonnina del Grappa, Malteser dhe Familjes Kolping.
Asambleja u mbajt në dy ditë nga ora 9.00 – 18.00 me Lavdet e Mëngjesit, përshëndetjen e Imzot Angelo Massafra, kumtesën e Don Antonio Ruccia, Profesor në Fakultetin Teologjik të Pulias, i cili paraqiti kumtesën “Një famulli për Shqipërinë”, punë në grupe, diskutime, dëshmi të ndryshme nga të rinj, prindër, një motër e një meshtar mbi baritoren famullitare, Meshën e Shenjtë, duke u mbyllur me reagimin e kumtuesit dhe paraqitjen e një plan projekti mbi Baritoren famullitare.
Malteser Shqipëri pati si pjesëmarrës 6 përfaqësues, një staf dhe pesë vullnetarë, të cilët ishin aktivë në punën në grupe dhe diskutimet e ndryshme.