Faza e parë e Shtegtimit të 35-të françeskan me lajtmotivin “Kërkoj fytyrën tënde” ka përfunduar me sukses me dt 31 korrik, me itinerarin e parë Dushaj – Vau i Dejës.
Në emër të besimit dhe duke ndjekur shembullin e Shën Françeskut, të rinjtë pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria kanë përshkuar një pjesë të veriut të Shqipërisë në këmbë.

Në mesin e të rinjve shtegtarë ishin edhe vullnetarë të Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, të cilët, përpos si shtegtarë të devotshëm, kanë shërbyer edhe si Skuadër e Ndihmës së Parë. Gjatë gjithë shtegtimit shtegtarët i ka shoqëruar edhe autoambulanca e Malteser.
Në Vau Dejës, shtegtarët janë ndaluar në katedralen Nënë Tereza dhe janë përshëndetur nga ipeshkvi i Sapës, President i Organizatës Shqiptare të Urdhrit të Maltës, Imzot Lucjan Avgustini, i cili u kërkoi të rinjve të luten për Shqipërinë dhe shqiptarët. Më pas, me dhënien e bekimit ai u ka uruar rrugë të mbarë për në Asizi, vendlindjen e Urdhrit të Fretërve Minorë.